Beqaj paraqitet në SPAK me dy avokatë, gjysmë ore para afatit kohor (VIDEO)

Beqaj paraqitet në SPAK me dy avokatë, gjysmë ore para afatit kohor (VIDEO)

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, është shfaqur gjysmë ore para orarit të përcaktuar në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, ku duhet të japë deklarime lidhur me koncensionin e sterilizimit për të cilin është vendosur nën hetim.

Gazetari Arsen Rusta, raporton për MCN Live, se Beqaj është paraqitur në orën 11.25 minuta të ditës së sotme, ose më shumë se gjysmë ore para fillimit të seancës.

Ndaj Beqaj në seancën e sotme që mbahet në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të verifikohen kushtet e dhënies së masës së sigurisë dhe bllokimi i pasaportës dhe nëse policia ka mundur ta sekuestrojë po jo.

Beqaj është paraqitur gjysmë ore më parë dhe duhet të japë sqarime për konflikt interesi dhe shpërdorim detyre, pasi rezulton se ka bërë udhëtime me biznesmenë që kanë fituar koncensionin e sterilizimit dhe ka fshehur njohjen me ta.

Po ashtu nuk ka ndikuar si titullar i institucionit për të mos lejuar frytjen e kostove dhe abuzimin që koncensioni i fituar nga Ilir Rrapaj ka bërë duke mos paguar faturën e energjisë elektrike dhe ujit të përdorur, teksa përdorte ambientet e spitaleve publike në rang vendi për të kryer shërbimin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore që përdoren në salla apo në ambiente spitalore.

Në reagimin e fundit publik Beqj ka thënë se do zbatojë vendimin e gjykatës dhe nuk do e ankimojë atë, ndërkohë që seanca pritet të zgjasë, për shkak të marrjes në pyetje që do i nënshtrohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy