Vuçiç-Borisov diskutojnë mundësinë e futjes së Serbisë në projektin TAP

Vuçiç-Borisov diskutojnë mundësinë e futjes së Serbisë në projektin TAP

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, gjatë javës pati një bashkëbisedim të frytshëm me kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov, për çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin jo vetëm rajonal, por edhe me projekte të infrastukturës dhe të energjisë që lidhin të dy vendet.

Siç raporton gazeta serbe “Blic”, Vuçiç e vuri theksin në rëndësinë e punës së Këshillit të Lartë për bashkëpunim ndërmjet Serbisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Greqisë. Ai vuri në dukje se ky format katërkëndësh i bashkëpunimit është konsideruar mjet efikas për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe veçmas për zhvillimin ekonomik të Serbisë.

Sipas Blic, referuar zyrës së Presidentit Vuçiç, tashmë kanë përfunduar punimet në pjesën jugore të autostradës pan-evropiane të “Korridorit 10” përmes Grykës së Grdeliçës, dhe të shtunën do të jetë e hapur për trafik.

Bazuar në propozimin e kryeministrit bullgar, u shqyrtuan mundësitë për diversifikimin e burimeve të furnizimit me gaz përmes projektit të ashtuquajtur “Tubacioni i Ballkanit” e cila, sipas propozimit të kryeministrit Borisov duhet të bashkojë gazin nga disa drejtime të furnizimit. Lidhur me këtë, planifikohet mundësia e ndërlidhjes me gazsjellësin TAP, që kalon nga Greqia dhe terminalin e gazit të lëngshëm që pritet të ndërtohet në Aleksandropolis.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy