EBA dhe Izraeli planifikojnë festival të përbashkët filmi

EBA dhe Izraeli planifikojnë festival të përbashkët filmi

Agjencitë e filmit në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Izrael kanë rënë dakord të zhvillojnë një festival të përbashkët vjetor të filmit si pjesë e një marrëveshjeje që do të përfshijë trajnime dhe bashkëprodhime në fushat e filmit dhe televizionit.

“Komisioni i Filmit i Abu Dabit, Fondi i Filmit në Izrael dhe Shkolla e Filmit dhe Televizionit “Sam Spiegel” në Jeruzalem, planifikojnë të organizojnë një festival rajonal filmi, i cili do të rrotullohet çdo vit midis kryeqytetit të EBA-s, Abu Dabi dhe Izraelit”, thanë në një deklaratë burimet.

Ata gjithashtu planifikojnë të nënshkruajnë një marrëveshje për të lehtësuar bashkëprodhimin midis dy vendeve, sipas një deklarate të botuar në faqen e internetit të Komisionit të Filmit në Abu Dabi.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini nënshkruan traktate të martën e kaluar me Izraelin për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet midis tyre, në një ceremoni të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy