Shtrenjtimi i kredive nga bankat, Hoxha: Qytetarët që i paguajnë këstet në euro do e ndiejnë më pak (VIDEO)

Shtrenjtimi i kredive nga bankat, Hoxha: Qytetarët që i paguajnë këstet në euro do e ndiejnë më pak (VIDEO)

Ekspertja e financave Eriola Hoxha deklaroi në studion e lajmeve të MCN Tv se rritja e normave të interesit prek më shumë qytetarët që kanë kredi konsumatorë dhe hipotekore në lekë.

Duke vijuar logjikën e saj, Hoxha tha se shtrenjtimi i kreditimit në lekë është ndikuar nga bonot e thesarit, ndërkohë që për kreditë në euro kësti i rënduar do ndihet më pak.

Normat e interesit janë vendime makro ekonomike  por ndikimi është në familjen e gjithsecilit. Referuar të dhënave nga zyra e informacionit në BSH është theksuar se ka pasur rritje të normave në total të interesit për kredinë në lekë dhe euro. Kjo ka nxitur shqetësim për ata që kanë këstet e kredive në lekë dhe të ardhurat në lekë  pasi kjo është përkthyer në këst më të lartë.

BSH për të frenuar inflacionin është dashur që për të disfatën herë norma e interesit të rritet. Për kreditë në euro kësti i rënduar i kredisë do të ndihet më pak. Euro këtë javë ka nënvizuar një nënçmim  të lartë ndaj lekut duke arritur në nivelin më të ulët historik në vlerën 114.5 lekë

Shtrenjtimi i kreditimit në lekë që janë të ndikuara nga bonot e thesarit që është norma bazë e kredisë, që ka pësuar një rritje të konsiderueshme. Sa i takon qytetarëve, ata shprehin shqetësimin për rritjen e shpenzimeve të tyre mujore, kjo nuk prek vetëm  këstin mujor, por në një periudhë afatgjatë do ndikohen dhe kreditë hipotekore.

 

Të gjitha bankat e nivelit të dytë nuk kanë të përcaktuar normë interesit fikse. Janë të përfshira në nene që norma është e ndryshueshme, është bono thesari plus një marzh.

Situata e shlyerjes së kredive është përmirësuar dhe është 5% nga 5.06. Klientët po performojnë mirë. Numri i kredive të këqija ka pasur një performancë të mirë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy