Policia e Shtetit i ka bërë thirje qytetarëve që mos të marrin pjesë në protestën e nesërme e cila mbahet nga opozita.
Në një dalje për mediat Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë në Policinë e Shtetit, Altin Qato e cilësoi protestën e nesërme të opozitës si një tubim të paligjshëm, duk i bërë thirrje qytetarëve të mos marrin pjesë dhe të distancohen prej saj.
“Policia e Shtetit nuk ka dhënë leje për zhvillimin e kësaj proteste. Zhvillimi i protestës cenon rendin e sigurinë. I bëjmë thirrje qytetarëve të mos bie pre e thirrjeve të politikës. Çdo mjet qo do përdoret në manifestim do procedohet”, tha Qato.
Zv/drejtori i Policisë së Shtetit, deklaroi se organizatorët dhe udhëheqësit e këtyre manifestimeve të paligjshme duhet të kuptojnë dhe të kenë përgjegjshmëri politike dhe qytetare për pasojat që mundet të vijnë. Do të jenë ata përgjegjësit ligjorë për çdo pasojë të ardhur si rrjedhojë e prishjes së rendit publik dhe/ose destabilizimit të tij.
Qato tha se policia është e detyruar të hartojë planin e masave për të siguruar qetësinë publike për çdo qytetar. “Edhe në rast se do të jetë e paligjshme do të marrë të gjitha masat”, tha ai.



