
Policia malazeze ka sekuestruar 88 kg kanabis që po transportohej përmes liqenit të Shkodrës nëpërmjet një mjeti lundrues, raportojnë mediat malazeze.
Barka e nisur nga fshati Podhum, kishte si destinacion Malin e Zi, ku edhe do të kontrabandohej.
Oficerët policorë kanë regjistruar një mjet të vogël lundrues me pajisje vëzhgimi gjatë natën dhe një person që mbante tre çanta në të dhe më pas në skelën e improvizuar janë regjistruar disa persona për marrjen e këtyre çantave”, thuhet në njoftim.
Policia shton se ka kontrolluar terrenin dhe ka gjetur tre pako më të mëdha të hedhura me përmbajtje të lëndës narkotike marihuanë, me peshë totale 88 kilogramë.
Ata theksojnë se po punohet për identifikimin dhe gjetjen e autorëve të këtij akti.



