Autoritetet në Britanin e Madhe kanë identifikuar autorin e sulimit pranë Parlamentit.
Ai është Abu Izzadeen, 42 vjeç, i lindur në kreyqytetin e Britanisë.
Sipas raporteve të mediave, ky është njeriu që ka ngarë makinën për në Dhomën e Parlamentit, ndërsa plagosi me thikë një punonjës policie, i cili gjeti vdekjen më vonë.
Nga sulmi, humbën jetën 4 persona, të shtypur nga makina me të cilën lëvizte autori i sulmit, ndërsa mbi 20 të tjerë u plagosën.
Izzadeen ka qenë prej kohësh i njohur nga autoritetet për lidhjet e tij me terrorizmin. Ai ka qenë në burg për mbledhjen e fondeve, nxitje të akteve terroriste në të kaluarën, si dhe ishte aktiv në grupe të ndaluara.
Ai ka lindur në lindje të Londrës, ndërsa më herët është quajtur Trevor Books. Ai është konvertuar në Islam në vitin 1993, duke ndryshuar edhe emrin.
Ai mendohet se u radikalizua pasi u takua me të tjerë të famshëm si Omar Bakri Muhammed dhe Abu Hamza al-Misri në Finsbury gjatë viteve ’90, shkruan “independent”, megjithëse që prej atëherë kanë kaluar 27 vite.
Sulmi i sotëm në Londër ka ndodhur në mesditë, kur një veturë ka goditur këmbësorët qëllimisht në urën Westminster, para se të përplasej në rrethojat e Parlamentit britanik.



