
Analisti Kastriot Çipi tha në studion e MCN Informacion se konflikti në Ukrainë, është një konflikt që e ka dashur Europa dhe për të cilin ka punuar në prapaskenë.
Sipas Çipit në këto 3 muaj, Europa është përpjekur me çdo mënyrë të sabotojë bisedimet për paqe.
Një konflikt që e ka dashur Europa. Europa ka punuar në prapaskenë në bashkëpunim me SHBA-të.
I gjithë qëndrimi i Evropës këta tre muaj është sabotim me çdo mënyrë i bisedimeve të paqes. Siç ka ndodhur dhe në 2022 kur ka pasur një marrëveshje në Ankara mes palëve dhe e ka prishur Europa.
Në vitin 2022 SHBA dhe Europa ishin në të njëjtën linjë. Tani më SHBA ka ndryshuar kurs.
Çipi tha se në rast konflikti me Serbinë, Shqipëria mund të jetë tepër e dobët
Ne në rast konflikti mund të jemi tepër të dobët për t’u përballur me Serbinë.



