Petrit Vasili është takuar këtë të Premte me ekspertë të Euralius 4 me të cilët ka biseduar për rëndësinë e këtij misioni në procesin e Reformës në Drejtësi.Ministri i Drejtësisë e vuri theksin tek rëndësia që Euralius ta fokusojë punën e tij, për dhënien e ekspertizës për ato projektligje, nevoja e miratimit të së cilave është vërtet e domosdoshme për reformën dhe janë të lidhura drejtpërdrejt me finalizimin e vetting-ut.



