Aleati i Putinit, vlerëson presidentin Zelensky: Udhëheqës i fortë dhe njeri i mirë

Aleati i Putinit, vlerëson presidentin Zelensky: Udhëheqës i fortë dhe njeri i mirë

Një aleat i ngushtë i Vladimir Putin ka lavdëruar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky duke e cilësuar atë si një ‘lider të fortë dhe të sigurt’, i cili nuk duhet ‘nënvlerësuar’.

Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit famëkeq mercenar Wagner, tha gjithashtu se Zelensky ishte “një njeri i mirë” duke dalë komplet në kundërshtim me linjën e propaganduar nga Kremlinit.

Në një deklaratë të shpërndarë në mediat sociale, Prigozhin tha: “Megjithëse ai është president i një vendi armiqësor ndaj Rusisë për momentin, Zelensky është një njeri i fortë, i sigurt dhe i mirë”.

I pyetur se pse po lavdëronte një njeri që Moska e ka kritikuar, nënçmuar dhe sulmuar që kur erdhi në pushtet në vitin 2019, ai shtoi: “Për t’u bërë më i fortë, për të fituar, duhet ta trajtoni kundërshtarin me respekt. Mos e nënvlerësoni atë”, u shpreh aleati i Putinit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy