Dibër/ 33-vjeçari humbi jetën pasi e zuri pllaka e mermerit, arrestohet pronari i firmës

Dibër/ 33-vjeçari humbi jetën pasi e zuri pllaka e mermerit, arrestohet pronari i firmës

Policia e Dibrës ka arrestuar një 51-vjeçar me inicial U.B i cili është pronar i subjektit të përpunimit dhe tregtimit të mermerit ku humbi jetën një punëtor ditën e djeshme.

Mbi 51-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Njoftimi: Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin B.M., 33 vjeç, që humbi jetën në spital, si pasojë e lëndimeve të marra, gjatë punës duke punuar në një subjekt të përpunimit dhe tregtimit të mermerit, në Maqellarë, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për këtë ngjarje të ndodhur, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin U.B., 51 vjeç, banues në Peshkopi, pronar i këtij subjekti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy