Pranvera Pere thotë se si prind parandjenja nuk e gabon kurrë dhe se këtë gjë e ka provuar me fëmijët e saj.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo tregoi se në raste të ndryshme parandjenja i ka dalë me fëmijët e saj dhe kur nuk e ka ndjekur është ndjerë në faj.
Në mëngjes kisha një parandjenjë, mos shko në punë, por e neglizhova fillimisht. Si gjithmonë u bëra gati, u vesha, shkova në punë. 5 minuta para se të merrja punën më vjen një foto e djalit me balin e çarë, ma sjell burri.
Nuk e doja veten atë mëngjes, ndjehesha në faj, pasi e kisha ndjesinë. Me vajzën më ndodh në momentin që e çoj në çerdhe dhe kërkon me ngulm të kthehet mbrapsht. Sa herë e kam lënë vajzën kur nuk ka dashur të rrijë, ose është rrëzuar, ose është sëmurur.
Me vajzën e kam provuar tre herë dhe më ka dalë e njëjta gjë. Me djalin kur më erdhi fotoja e djalit, shkova te drejtuesja dhe i thashë që djali ka pësuar aksident dhe duhet të shkoj në shtëpi. Parandjenjat i kam vetëm me fëmijët, nuk më ndodh me gjërat e tjera.



