Medvedev: Nëse Ukraina ka sukses në kundërofensivë, do të përdorim armë bërthamore

Medvedev: Nëse Ukraina ka sukses në kundërofensivë, do të përdorim armë bërthamore

“Rusia mund të detyrohet të përdorë armë bërthamore nëse kundërofensiva e Ukrainës është e suksesshme”. Kështu deklaroi nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, me anë të një mesazhi në Telegram. “Vetëm imagjinoni që ofensiva në të njëjtën kohë me NATO-n ishte e suksesshme dhe përfundoi me marrjen e një pjese të tokës sonë. Në atë rast ne do të duhet të përdorim armë bërthamore sipas dispozitave të dekretit presidencial rus. Nuk do të kishte alternativë tjetër. Armiqtë tanë duhet të luten për suksesin e luftëtarëve tanë, të cilët po sigurohen që të mos fillojë një zjarr bërthamor global”. Ndërsa në frontin diplomatik, Rusia do të vazhdojë të negociojë një zgjidhje paqësore të krizës në Ukrainë me Kinën, Brazilin dhe partnerët afrikanë. Kështu deklaroi Ministria e Jashtme ruse, siç raporton agjencia e lajmeve RIA Novosti. Në samitin Rusi-Afrikë që u zhvillua javën e kaluar në Shën Petersburg, shumë udhëheqës afrikanë i bënë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që t’i japë fund luftës në Ukrainë. Ai u përgjigj se do të “studiojë me kujdes” propozimin e paqes afrikane për përfundimin e konfliktit, për të cilin shprehu respekt. Ndërkohë, në fillim të gushtit, një takim i kërkuar nga Riad do të mbahet në Jeddah të Arabisë Saudite, për të diskutuar perspektivat e paqes për Ukrainën, ngjarje në të cilën Rusia nuk ishte e ftuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy