Kryeministri Edi Rama paralajmëron se Parlamenti do të kthejë mbrapsht dekretin e presidentit për Kodin Zgjedhor. I pyetur për deklaratën e kreut të shtetit, i cili është shprehur se do të kthejë në Kuvend projekt-ligjin për Kodin Zgjedhor, kryeministri Edi Rama tha se nëse Meta vepron në këtë mënyrë, atëherë kërkesa e tij do të rrëzohet.
“Nëse presidenti Ilir Meta dërgon në Kuvend kthim të Kodit Zgjedhor, do të rrëzohet. Nuk ia kam idenë për plan me 5 pika të Lulzim Bashës. 5 qershori është respektuar. 30 qershori është respektuar dhe nuk ka asgjë më për të thënë dhe s’ka kohë për të humbur. Presidenti bën mirë ta firmosë ose ta kthejë sa më parë. Pasi nuk ka më kohë për implementimin”, tha ndër të tjera Rama.



