Pasi u rikthye në atdhe, ku u arrestua sapo mbërriti në aeroport, lideri i opozitës ruse, Alexey Navalni e vijon betejën nga qelia.
Ai ka botuar një investigim për "pallatin sekret të carit', një rezidencë mbretërore në brigjet e Detit të Zi, pranë qytetit Gelendzhik.
"Ju do të zbuloni se si, në këtë moment dhe në 15 vitet e fundit, po jepet ryshfeti më i madh në histori dhe po ndërtohet ndërtesa më e shtrenjtë në botë", thuhet në prezantimin e investigimit, botuar në një faqe në internet (palace.navalny.com).



