Rreth 3,000 palestinezë janë vrarë, ndërkohë që 12 500 të tjerë kanë mbetur të plagosur në Rripin e Gazës.
Këto janë shifrat e fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza.
Një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë të Gazës thotë në një tjetër përditësim se për shkak të ndërprerjeve të energjisë dhe mungesës së karburantit, spitalet kanë hyrë në një fazë kolapsi.
Izraeli ka bllokuar furnizimet me ushqim, ujë, karburant dhe energji elektrike që nga sulmet vdekjeprurëse të Hamasit më 7 tetor, por ushtria izraelite mohon se ka një krizë humanitare, duke këmbëngulur se ka furnizime me ujë dhe energji elektrike.



