
Meta ka ndaluar disa llogari në Facebook dhe Instagram të cilat i përkasin liderit suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei, duke e akuzuar për shkelje të politikave në lidhje me “individët dhe organizatat e rrezikshme”.
Kompania e mediave sociale konfirmoi ndalimet në një deklaratë për media të enjten.
“Ne i kemi hequr këto llogari për shkelje të vazhdueshme të politikës sonë të Organizatave dhe Individëve të Rrezikshëm”, tha një zëdhënës i Meta për AFP-në dhe agjencitë e tjera të lajmeve.
Ndërsa zëdhënësi nuk tha saktësisht se si llogaritë e Khameneit kishin shkelur politikën, masa vjen pas thirrjeve të përsëritura nga grupet pro-izraelite për të ndërmarrë veprime kundër pranisë në internet të liderit iranian në vazhdën e luftës Izrael-Hamas.
Teherani ka mohuar përfshirjen në sulmin e 7 tetorit të grupit militant palestinez ndaj Izraelit, por ka shprehur mbështetje të fortë për Hamasin dhe palestinezët më gjerësisht në mes të konfliktit të fundit.
Nuk lejojmë që organizatat apo individët që shpallin një mision të dhunshëm apo janë të përfshirë në dhunë të kenë prezencë në platformat tona.
Do të heqim glorifikimin, mbështetjen dhe përfaqësimin e organizatave dhe individëve të ndryshëm të rrezikshëm.
Faqja në Instagram e Khameneit në gjuhën farsi kishte më shumë se 5 milionë ndjekës, ndërsa versioni në anglisht kishte më shumë se 200.000.
Ish-faqja e tij në Facebook duket se ka pasur një prani më të vogël, me rreth 16.000 ndjekës.
Në vazhdën e sulmit terrorist të 7 tetorit, Ajatollah deklaroi se “kanceri i regjimit uzurpator sionist do të çrrënjoset në duart e popullit palestinez dhe forcave të rezistencës në të gjithë rajonin”.



