
Brenda 1 viti, popullsia në Bashkimin Europian ka shënuar rritje.
Kështu nëse më 1 janar të vitit të kaluar, popullsia në BE ishte 511.5 milion banorë, më 1 janar të këtij viti shifra është rritur në 513 milion banorë.
Rritja e numrit të popullsisë në Europë, sipas zyrës europiane të statistikave Eurostat, ka ardhur si pasojë e emigracionit, kryesisht në vendet që përballen më së shumti me fenomenin.
Zyrtarisht Gjermania mbetet shteti europian më i populluar, me 82.9 milion rezidentë, e ndjekur nga Franca me 67.2 milion, më pas Britania me 66.2 milion banorë dhe më pas Italia e Spanja.
Por ajo që vihet re në raport është tendenca negative e ndryshimit natyral të popullsisë europiane.
Përgjatë 2017, sipas Eurostat janë regjistruar më shumë vdekje se sa lindje në të gjithë territorin e Bashkimit Europian.
Kështu bëhet fjalë për 5.3 milion vdekje dhe 5.1 milion lindje.
Këto ndryshime natyrale kanë bërë që Malta, Luksemburgu, Suedia, Irlanda dhe Qipro të shënojnë rritjen më të madhe natyrale nga lindjet.
Madje numri më i lartë i lindjeve është regjistruar në Irlandë dhe më i ulti në Itali.



