
Vijon tërheqja e masave ajrore të ftohta nga territori shqiptar duke sjellë rritje graduale të temperaturave të ajrit.
Po ashtu vendi ynë vijon të jetë me mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe duke bërë që të kemi kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash të cilat më të dukshme në territor do të bëhen përgjatë pjesës së dytë të ditës, ku në zonat veriore do të sjellin reshje të pakta dëbore.
Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim i ulët.
Rajoni dhe Europa
Pjesërisht Rajoni i Ballkanit dhe Gadishulli Iberik do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje, ku në Europën Juglindore do të jenë reshje shiu dhe dëborë e pakët.
Ndërsa në Jugperëndim të kontinentit do të ketë reshje shiu. Me vranësira dhe reshje dëbore do të jenë Vendet Nordike. Por pjesa tjetër e kontinentit do të jetë me mot të qëndrueshëm.



