Sekuestrimi i aseteve të grupit kriminal të AKSHI-t/ Karanxha: Duhej parandaluar me kohë përmes ndalimit të tenderëve fiktivë (VIDEO)

Sekuestrimi i aseteve të grupit kriminal të AKSHI-t/ Karanxha: Duhej parandaluar me kohë përmes ndalimit të tenderëve fiktivë (VIDEO)

 

Pas sekuestrimit të rreth 40 milionë eurove pasuri të një grupi kriminal të lidhur me AKSHI-n, është ngritur debati nëse duhet të hetohen dhe të anulohen edhe kontratat e dyshuara si korruptive.

 

Lidhur me këtë çështje, avokati Ervin Karanxha, i ftuar në “MCN Live”, u shpreh se situata duhej parandaluar që në fazat e hershme, përmes ndalimit të tenderëve fiktivë.

 

Nëse do të kishte funksionuar mekanizmi i parandalimit, nuk do të ishte krijuar një grup kriminal i strukturuar që të përfitonte nga fondet publike.

Duhet të kishte funksionuar paraprakisht parandalimi. 

Nëse identifikohen tenderë fiktivë, shteti duhet të ndërhyjë menjëherë për t’i bllokuar dhe për të mos lejuar krijimin e skemave abuzive. 

 

Karanxha theksoi se në procesin e hetimit duhet të verifikohen të gjitha pasuritë, si të luajtshme ashtu edhe të paluajtshme, për të përcaktuar nëse ato kanë lidhje me veprimtarinë kriminale.

 

Duhet të kontrollohet çdo pasuri dhe të verifikohet lidhja e saj me ngjarjen. 

Nga këto verifikime mund të dalin edhe persona të tretë që mund të kenë pasur dijeni apo përfshirje në këto veprime. 

Sa i përket autorëve të dyshuar, çështja është ende në hetim dhe në përfundim të tij do të ketë procedime konkrete.

Thelbi mbetet te parandalimi. Shteti duhet të jetë një ‘gardh’ i fortë, që të mos lejojë abuzimet me fondet publike. 

Duhet të ruajë ‘kalanë’ që këto skema të mos krijohen që në fillim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy