Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar këtë të martë një seancë të jashtëzakonshme për arrestimin e ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj. Ndërkohë, këtë të martë, Ministria e Drejtësisë në Serbi i ka dërguar autoriteteve gjyqësore franceze kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt së bashku me dokumentet shtesë të përkthyera në frengjisht.



