
Gazetari Andi Bushati thotë se raporti i OSBE-ODIHR-it ka nxjerrë në pah vetëm majën e ajsbergut. Ai u ndal në mënyrë të veçantë te gjetja që ka të bëjë me shkeljen e Kartës së Kopenhagenit.
Ky raport ka nxjerrë vetëm majën e ajsbergut. Ka shumë mëkate e krime brenda zgjedhjeve tona, se ato që thuhen aty. Po të isha Edi Rama, me këtë raport do të isha i kënaqur. Te ky raport ka diçka që nuk e kemi parë kurrë në zgjedhjet e mëparshme. Thuhet që u vu re një ndarje e papërfillshme mes partisë dhe shtetit, duke mos zbatuar rekomandimet e Kartës së Kopenhagenit. Pra, njëfarë rikthimi në komunizëm.



