
Amnistia e Erion Veliajt nga Kraja-Prençi, përbën krimin më të shëmtuar në historinë e hetuesisë shqiptare.
Përbën dhunimin më flagrant të të ligjeve të vendit dhe uzurpimin e pushtetit të parlamentit, të cilit Kushtetuta i njeh të drejtën e amnistisë.
Duke u marrë me amnistorët, rezulton se këta janë delinkuentë dhe persona që në konflikt flagrant interesi, kanë shpallur amnistinë e Erion Veliajt, Edi Ramës, Agaçit, Artur Metanit dhe të tjerëve.
Arben Kraja, ish-hetuesi xhelat i Sigurimit të Shtetit, që ka dënuar dhe në vitin 1990, një të ri në Shkodër për fajin e vetëm se nuk pranonte moralin komunist. Ky hetues thotë se ai ka shkelur normat e moralit komunist.
Një deklaratë e tillë u bë nga kreu i Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha duke thënë se Kraja qëndron në prokurorinë e shtetit në kundërshtim flagrant me ligjin aktual për prokurorinë dhe nenin 6 të Kushtetutës së Shqipërisë.
Se cili është integriteti i tij për të qenë rrogëtar, është kjo dëshmi, të cilin ky këtë akt nuk e kryen në vitin 1995, 1996 apo 1970, por e kryen një vit pas rrëzimit të Murit të Berlinit dhe rënies zinxhir të diktaturave komuniste.
Kraja është një person i papërgjegjshëm, që nuk duhej të merrej kurrë me dosjen Veliaj, me dosjen e djegësit të Tiranës, sepse nipi dhe mbesa e tij janë bashkëpunëtorët më të afërt të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës.
Në çdo lloj mënyre, ata i kanë pasur dyert e hapura të ndikojnë te Kraja, por rezultati dëshmon vetë, është amnistia e paimagjinueshme i njeriut që ka firmosur të vidhen në qytetin e Tiranës rreth 1 miliard euro në 30 vite nga ai vetë dhe Edi Rama.
Në vijim Berisha tha se prokurori tjetër Prençi, një mik i njohur i McGonigalit, nuk mund të hetonte kurrë po të kishte minimumin e minimumit të ndërgjegjes së zyrtarit, mbasi lidhjet e tij me Zoton, të strukturuara, nuk lejonin hetimin e aferës së shekullit nga Prençi.
Pra, janë këta dy persona, të cilët kanë injoruar dhe fshehur çdo dokument të shtetit, për të amnistuar Erion Veliajn.
Ne jemi këtu sot se si këta prokurorë politikë kanë shumëzuar me zero kontrollin e institucionit kushtetues për kontrollin e buxhetit, Kontrollin e Lartë të Shtetit, lidhur me këtë vjedhje të shekullit.
Zoti Këlliçi do ju njohë ju me konkluzionet e këtij raporti, në të cilin del e qartë si drita e diellit se Erion Veliaj ka vjedhur ditën për drekë dhe ka bërë gjithçka që të kalojë në kontot e tij offshore dhe të Edi Ramës, nuk po them 130 milionë euro, por minimumi 100 milionë se ta zëmë se 30 milionë i kanë bërë dorovitje.
Këto janë konstatime të KLSH që për Krajën dhe Prençin, roli i të cilit në grupin e strukturuar Rama-McGonigal-Neza-Duçka është për t’u hetuar dhe sqaruar.



