Më 14 maj do të mbahen zgjedhjet presidenciale në Turqi.
Lidhur me këtë çështje, gazetari Sokol Brahaj deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se popullariti i Erdoganit ka rënë jo vetëm për shkak të situatës tragjike që ndodhi me tërmetin, por ka nisur që para 2-3 vitesh dhe për këtë arsye presidenti nxjerr ligje të njëpasnjeshme për të kufizuar të drejtën e fjalës.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Brahaj tha se Kemal Kiliçarogllu është kandidati i propozuar nga opozita, që tashmë është bashkuar duke mbledhur rreth një tavoline 6 partitë kryesore në vend.
Sipas Brahajt, Kiliçarogllu është një njeri me integritet të lartë, i cili ka premtuar që do të vazhdojë rrugën për anëtarësim në BE dhe do të ndjekë një politikë miqësore me vendet fqinje.
Ulja e popullaritetit të Erdoganit nuk është vetëm kohët e fundit, por ka filluar që para 2-3 vitesh. Ai e ktheu Turqinë në sistem presidencial kritikat kanë qenë të vazhdueshme dhe herë pas here ka nxjerr ligje për të pasur nën kontroll të paktën mediat. Ajo që Erdoganit ia uli popullaritetin ishte tërmeti dhe çfarë bëri qeveria.
Si çdo grup do të marrë sa më shumë, Kiliçarogllu ia ka arritur t’i bashkojë 6 partitë kryesore. 2 nga ata kanë qenë ministra dhe kryeministri i Erdoganit. Arriti t’i ulë në një tavolinë. Kjo quhet tavolina me 6 anëtarë kur kryesore është partia popullore. Kemi një opozitë të bashkuar. Erdogani ka dy dekada në qeveri, por tani besoj që është e bashkuar dhe ka një qëllim të rrëzojë Erdoganin. 6 partitë që kanë nxjerr Kiliçarogllu është dhe një parti që dhe në Turqi debatohet. Partia kurde që ka mbi 10% vota dhe nëse nuk nxjerr kandidat të vetin, rival atëherë pritet që të mbështesë kundërshtarin e Erdogan.
Partia kurde ka përkrahur Partinë Republikane Popullore turke dhe kështu arritën ta fitojnë Stambollin pas 28 vitesh. Nuk ka nxjerrë kandidatë, Gjykata Kushtetuese e Turqisë të premten po shihte ta mbylltë apo jo, vendosi për 3 muaj më vonë. Ish-kryetari i kësaj partie që është në burg është shprehur haptas që do përkrahin Kiliçarogllu, por kanë kushtin që të shkojë t’i vizitojë. Partia prokude, partia e Erdoganit thotë që është e paligjshme, komuniste dhe do shkatërrojë Turqinë. Këta do e përkrahin Kiliçarogllu, por një pazarllik do bëhet me ta. Nëse nuk e përkrahin Kiliçarogllu në këto zgjedhje me sondazhet e bëra por dhe nga partia e Erdoganit thuhet se me shumë mundësi që zgjedhje e presidentin do mbetet në raundin e dytë.
Erdogan është shprehur që përqendrimi i fushatës do jetë tek tërmeti, se janë rrafshuar 11 qytete, dhe opozita thotë të njëjtën gjë. Opozita thotë Erdoganit si do përqendrohesh kur para 3 viteve ai bëri amnisti. Është bumerang për qeverinë dhe Edoganin për akuzat e opozitat. Akuza është që atje ku bien ende tërmet Erdogan kanë dhënë tendera qindra miliona euro. Mediat raportojnë dhe japin dokumente firmave që janë të partisë së Erdoganit.
Kiliçarogllu është mik i shqiptarëve, është burokrat i zoti, është ekonomist i madh. Nga 2002 ka qenë anëtar në parlamentin e madh turk dhe prej 10 vitesh ka marrë postin e partisë republikane popullore. Ka garuar si rival i Erdoganit por s’ka fituar asnjë zgjedhje. Dhe vetë sistemi i kthyer në presidencial e ka detyruar të bëjë koalicion të gjerë duke mbledhur të gjitha ojesët e Turqisë.
Ai është njeri i pastër, nuk ka dosje, nuk ka tendera. Pastërtia e tij, i jep një prioritet. Partia e tij është themeluar nga Qemal Ataturku.
Unë kam pasur fatin ta takoj shpejt. Ka politikë të veçante për Ballkanin Perëndimor, Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë. Ka politika ndryshe nga Erdogani dhe të ndryshme nga 2 dekadat e fundit. Prioritet i tij është që me të gjithë komshinjtë të bëjmë paqe, pasi tani vetëm me Bullgarinë Turqia ka marrëdhënie të mire.
Ai do vijojë rrugën për anëtarësim në BE. Në marrëdhëniet ndërkombëtare do të ketë ndryshime. Turqit thonë që ajo vota që hidhet në kuti nuk ndryshon më. Ka një sistem që jep garancinë e votë. Vota numërohet aty ku hidhet nuk çohet me fugona vend tjetër, por edhe Turqia është Ballkan.



