
Të paktën 364 civilë janë konfirmuar të jenë vrarë në Ukrainë që kur trupat ruse nisën sulmin, më 24 shkurt.
Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së, deklaroi gjithashtu se 759 persona të tjerë u plagosën, duke nënvizuar se shifrat e vërteta janë ndoshta dukshëm më të larta nga të konfirmuarat.
Shifrat e përditësuara, në lidhje me viktimat deri më 5 mars, shtuan 13 vdekje dhe 52 plagosje të tjera.
Ndërkohë Kryqi i Kuq, me anë të një deklarate tha se njerëzit në Mariupol jetojnë në terror, duke kërkuar që të mbrohen, pasi mund të jenë nga momenti në moment objekt sulmesh.



