
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë Ilir Përdedën, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.
Trupa Gjykuese e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko pasi analizoi provat dhe fakte vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Ilir Përdeda, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.
Ilir Përdeda e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Ai ka punuar si gjyqtar dhe kryetar gjykate në Mirditë dhe prej vitit 2008 e ushtron funksionin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Aktualisht, Përdeda është kandidat për t’u promovuar si gjyqtar Apeli në një prej garave të hapura nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.



