Ukraina ka bërë thirrje për përjashtimin e Rusisë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), duke thënë se do të përballej me një "vdekje të ngadaltë" nëse Moska do të mbetej anëtare.
“Situata në OSBE është shumë e ndërlikuar dhe e dhimbshme, por zgjedhja është shumë e thjeshtë, ose një vdekje e ngadaltë me Rusinë ose një jetë e re pa të”, tha ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.
OSBE u themelua në vitin 1975 për të promovuar marrëdhëniet midis blloqeve perëndimore dhe lindore.
Presidenti Bujar Osmani ka vizituar Kievin ditën e sotme.



