
Një zjarr i përmasava të mëdha ka përfshirë masivin pyjor në fshatin Ndërshen të Njësisë Administrative të Oroshit në Mirditë.
Flakët kanë rënë rreth orës 12:00 dhe favorizuar nga temperaturat e larta janë përhapur në disa drejtime, duke vënë në rrezik serioz dhe banesat.
Në terren ndodhen zjarrfikësit e Mirditës, po për shkak të terrenit te thyer malor ndërhyrja është e pamundur.
Në këto kushte emergjencat civile në prefekturën e Lezhës kanë kërkuar ndërhyrje me helikopter nga ajri për shuarjen e këtij zjarri.



