Liberalizimi i vizave/ Rustemi: Kapërcim i një padrejtësie dhe zhbllokim i procesit integrues për Kosovën (VIDEO)

Liberalizimi i vizave/ Rustemi: Kapërcim i një padrejtësie dhe zhbllokim i procesit integrues për Kosovën (VIDEO)

Parlamenti Europian i dha dritën jeshile vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, e me këtë lëvizje, mbyllen dhe procedurat vendimmarrëse për këtë çështje.

Tashmë është e qartë se zbatimi i vendimit nuk do të shtyhet më larg se 1 janari i vitit 2024. 

Për deputetin e LVV, Adnan Rustemi, një vendim i tillë, tregon më së miri kapërcimin e një padrejtësie që i është bërë shtetasve të Kosovës në raport me lëvizje e lirë.

Është pritur jashtëzakonisht mirë, më në fund ky proces u përmbyll për të lëvizur mirë në hapësirën e BE-së. Kosova ishte vendi i fundit në rajon, që nuk e kishte këtë mundësi.

E konsiderojmë një lloj përmirësimi ose një lloj kapërcimi i i një padrejtësie në raport me qytetarët e Republikës së Kosovës, pro edhe një vlerësim të vet institucioneve të BE për reformat e ndërmarra nga institucionet e Kosovës, në drejtim të sundimit të ligjit, reformave në drejtësi etj.

Deputeti Rustemi, thotë se krahas faktit se Serbia është kundër çdo progresi për Kosovës, e njëjta mund të vlerësohet edhe si një zhbllokim i procesit integrues për vendin.

Ka qenë një përpjekje e vazhdueshme e institucioneve të Kosovës, për këtë proces, Kosova i kishte përmbushur të gjithë kriteret shumë kohë më parë, nuk është çështje e meritave, ne i gëzohemi të gjithë, tash së fundi kemi vendimin formal i cili fillon të zbatohet nga 1 janari i vitit të ardhëm.

Në raport me Serbinë konsiderojmë se është një vlerësim i BE i cili edhe është ndërmjetësues i dialogut që po zhvillohet mes dy vendeve. Mund të interpretohet edhe si një lloj zhbllokimi i procesit integrues të Kosovës, një hap para për tu ndjekur edhe me veprime të tjera.

Kosova ka paraqitur edhe kandidaturën zyrtare për anëtarësim për BE, dhe presim që të ketë lëvizje edhe në këtë drejtim.

Është e kuptueshme e pritshme që Serbi çfarëdo progresi për shtetin e Kosovës, nuk pritet mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy