Zëvendës Ministrja e Financave, Irena Beqiraj ka sqaruar keqkuptimet për ndërtimin e platformës teknologjike për administrimin e TVSH.
Beqiraj tha se ky modernizim nuk do të ketë asnjë kosto shtesë për bizneset si edhe theksoi se nuk kemi të bëjmë me dhënie me koncesion mbledhjen e të ardhurave të TVSH.



