Çollaku: Rama, skizofreni politike me Kurtin. Po e “përdhunon” dhe shet shumë lirë Kosovën (VIDEO)

Çollaku: Rama, skizofreni politike me Kurtin. Po e “përdhunon” dhe shet shumë lirë Kosovën (VIDEO)

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, e quan skizofreni politike sulmin e Kryeministrit Edi Rama ndaj Kosovës dhe Albin Kurti, sa herë që i del rasti.

Duke folur për MCN Live, lidhur me konferencën mes Ramës dhe Presidentit francez Emmanuel Macron, Çollaku foli për situatë anomalie psiko-emocionale nga ana e Kryeministrit shqiptar.

Rama tha se Kosova e Albin Kurtit duhet të bëjë paqe me veten fillimisht. Kjo është skizofreni në raport me Kosovën. Është totalisht i papërgjegjshëm ky qëndrim i Kryeministrit të Shqipërisë.

E thërrasë në interpelancë për Kosovën dhe ky e kthen në seancë kundër Albin Kurtit.

Është marrëdhënie skizofrenike me Kurtin, të njëjtën gjë bënte dhe me Isa Mustafën, kur i thoshte se këta janë patriotë me pizhama. Kjo situatë anomalie psiko-emocionale.

Fajin për çfarë ndodh në Kosovë ia lë Albin Kurtit dhe Kosovës dhe thotë se janë të pacivilizuar sa nuk bëjnë paqe me vete.

Nuk e kuptoj me çfarë përgjegjësie Kryeministri i Shqipërisë i bën këtë "përdhunim" Kosovës, duke e shitur kaq lirë dhe shëmtuar para një personazhi kaq të fuqishëm sa Macron.

Si mundet të vendosë edhe Shqipërinë edhe Kosovën në këto pozicione. Pse duhet të kërkonte datë preferenciale për Shqipërinë që të jetë anëtare e BE.

Nga 6 vendet e mbetura të pa anëtarësuar në rajon, Shqipëria është vendi amë i së paku tre vendeve të tjera.

Shqiptarët në Ballkan, janë elementë përcaktues. Si mos të ketë të drejtë Shqipëria të kërkojë korsi preferenciale, kur po bën më shumë se çdo vend tjetër për stabilitetin në rajon.

Ky del e i thotë Macron s’kam nevojë për datë.

Ndër të tjera Çollaku deklaroi se plani franko-gjerman është publik, nuk është sekret dhe është një plan jashtëzakonisht i mirë për Kosovën.

Në plan nuk përmendet tekstualisht njohja reciproke, por gjithë plani në thelb është njohje de fakto nga ana e Serbisë e Kosovës.

Parashikon madje dhe hapje ambasadash, është plan de fakto për njohjen e Kosovën dhe për këtë arsye nuk e pranon. E vetmja gjë që do e bënte të suksesshëm totalisht është njohja reciproke.

Në plan është dhe asociacioni i komunave në Veri. Rreziku që duhet shmangur është krijimi i një shteti paralel.

Në planin franko-gjerman ka hapësirë që nga një shtet paralel që kërkojnë serbët, të kthehet në një shoqatë bashkish të cilave mund t’iu jepet një lloj autonomie financiare, në shëndetësi apo arsim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy