Kundër ndërhyrjeve të huaja në zgjedhje që prite të mbahen në nëntor në SHBA, Facebook-u do të fillojë të tregojë vendin e origjinës së postimeve të publikuara në faqet që kanë më shumë ndjekje.
Risia do të fillojë në Shtetet e Bashkuara për Zgjedhjet Presidenciale dhe do të përfshijë edhe Instagram-in. "Ky është një operacion transparence për t'i bërë përdoruesit të kuptojnë se kush qëndron pas postimeve që lexojnë", shpjegon kompania, sipas "Ansa".
"Të dish se nga cili vend është shkruar një postim "është veçanërisht e rëndësishme kur bëhet fjalë për zgjedhje", thekson Facebook. Rrjeti social vitet e fundit është kritikuar ashpër për mbajtjen e posteve të sponsorizuara me origjinë të huaj që kanë për qëllim ndërhyrjen në zgjedhjet e shteteve të ndryshme. Rasti më i habitshëm janë postimet e shumta të vitit 2016 që i atribuohen një fabrike ruse troll dhe besohet se ishin të afta të ndikojnë në fushatën zgjedhore në SHBA që përfundoi me zgjedhjen e Donald Trump.



