Blegtorët në krahinën e Lumit të Vlorës, protestuan mbrëmjen e së hënës për çmimin e qumështit. Ata thonë se çdo ditë të jetës e kalojnë duke u kujdesur për bagëtitë, ndërsa grumbulluesit e bulmetit kanë ulur çmimin e lëndës së parë gati në 40%.
Andon Kasaj, blegtor tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se baxhot e kanë ulur çmimin e qumështit për interesat e tyre.
Më tej, Kasaj theksoi se kështu si po shkon situata e vetmja gjë që i ka mbetur është t’i shesin bagëtitë dhe të ikin jashtë vendit.
Thonë që nuk ka tregje djathi, edhe prandaj do ta ulin çmimin e qumështit. Kasapi vjen e merr sa t’i dojë qejfi qengjin, baxhexhiu e merr sa të dojë qumështin, çfarë mbetet për ne hallexhinjtë?
Do i shesim fare dhe do ikim në kurbet.
E kanë ulur se janë bërë me njëri -tjetrin bashkë, duan ta ulin për interesat e tyre. Unë kam 2 dynym tokë kam të miat, tokë kam 100 hektarë tokë me qira.
Thonë do vendosim çmim, por kur ta vendosin këta çmimin, atëherë mbaron sezoni, në fund të marsit.
Që të mbajmë ne fëmijët në shkollë, të paktën të jetë me 2 000 lekë, që të na mbetet neve diçka me fëmijët.
Vjet u shit me 1800 lekë, vjet ia dolëm, i mbanim dhe fëmijët.
Të gjithë në ulje e kishin baxhexhinjtë.
Do i shpiem në treg për sallam bagëtitë. Do të heqim dorë, për çfarë t’i mbajmë për kasapët dhe baxhot.



