Pula: Është rritur me 25% numri i referimeve për efektivët e Policisë së Shtetit (VIDEO)

Pula: Është rritur me 25% numri i referimeve për efektivët e Policisë së Shtetit (VIDEO)

Nga të dhënat zyrtare nga AMP rezulton se numri i referimeve penale për punonjësit e Policisë së Shtetit është rritur me 25% për  2024 krahasuar me vitin 2023.

Drupal Ad

 

Gazetari Besmir Pula tha në studion e MCN Lice se punonjësit e arrestuar janë të nivelit bazë.

Raporti përfundimtar ende nuk është mbyllur por të dhënat paraprake për vitin 2024 të cilat na janë vënë në dispozicion nga AMP-ja tregojnë për një rritje të numrit të policëve të referuar të cilët janë akuzuar se  kanë kryer shkelje të ligjit, shpërdorimin e detyrës etj.

Nga të dhënat zyrtare nga AMP rezulton se është rritur numri i referimeve penale me 25% për  2024 krahasuar me vitin 2023.

162  persona të arrestuar me vendim gjykate, punonjës të Policisë së Shtetit të departamenteve të ndryshme krahasuar me vitin 2023 që kishim vetëm 102 punonjës të policisë.

Kryesisht të arrestuar në nivelin e  rolit bazë. Roli bazë janë kryesisht punonjësit e kufirit, punonjës të departamenteve të tjera, punonjësit e thjeshtë që janë me grada të thjeshta.  Por ka dhe drejtues, drejtuesit e departamentit të teknologjisë dhe informacionit, zotin Muça, që u arrestuar, më pas u la në masë më të lehtë, por hyn tek drejtuesit e lartë për vjedhjen e  të dhënave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy