Deputeti i pavarur, Ligoraq Karamelo, ka denoncuar ditën e sotme në polici se është kërcënuar dhe shantazhuar përmes rrjeteve sociale.
Në një deklaratë për mediat ai është shprehur se ka dorëzuar në komisariatin e Korçës kallëzimin për shpifje, kërcënime dhe shantazhe.
Sapo kam dorëzuar një kallëzim në komisariatin e Korçës për shpifje, kërcënime, shantazhet që më kanë bërë pas daljeve publike para 1 jave në Korçë. OSBE organizoi një takim për pakicat kombëtare dhe roli i medias së shkruar gjithashtu dhe pas një emisioni në një nga Tv shqiptare ku u diskutuan problematikat e një shkrimi të botuar në një gazetë greke. Natyrisht që Korça nuk mund të pranojë këtë lloj gjuhe, Korça ka dëshmuar qytetari, mirëkuptim, bashkëjetesë këto janë sjellje të papranueshme që cenojnë jo vetëm bashkëjetesën po prishin harmoninë që Korça ka. Kërcënimet kanë qenë të ndryshme, shumica janë të panjohura, është detyrë e prokurorisë ti zbulojë. Jam kërcënuar nëpërmjet rrjeteve sociale gjithashtu kërcënime kam patur edhe në Youtube aty ku kam qenë i ftuar për të diskutuar, këto janë të ulta, kërcënimet lidhen me daljet e mija. Kërcënimet janë me jetë, kërcënohet familja ime, bashkëjetesa të komunitetit që unë përfaqësoj.



