Dyrnjaja: Salianji i ka hyrë një aventure

Dyrnjaja: Salianji i ka hyrë një aventure

Analisti Denis Dyrnjaja e cilësoi aventurë nismën e ndërmarrë së fundmi nga ish-deputeti Ervin Salianji për riorganizim dhe hapje të Partisë Demokratike. Në studion e MCN TV, Dyrnjaja tha përballja me Berishën për kreun e partisë do të pasohet nga dështimi, pasi kryetari historik i partisë nuk ka asnjë figurë që e sheh si pasardhës.  

 

Salianji është i disati në radhë që i hyn kësaj aventure. Ai nuk është shumë i dhënë pas asaj që do t’i krijojë dështimi. Ai është serbes, e ka tentuar këtë edhe me çështjen Babale. Ky njeri u hyn aventurave. 

 

Njeriu nuk e hedh kot investimin se del një ditë një tip si Salianji. Berisha Salianjit nuk ia lë në botë PD-në. Po dëgjoja leksikun e Berishës, që thoshte “kanë qenë me pushime, nuk kanë dalë në fushatë”. Kaq i duhet bazës. Kjo është komanda. 

 

Unë nuk besoj që Berisha ka figura të preferuara. Berisha e ka konsumuar besimin për të deleguar besim te njerëzit poshtë tij. Përveç Tritan Shehut që nuk e kuptoj arsyen pse i ka qëndruar besnik kaq gjatë. 

 

Nuk mendoj se ka një figurë që Berisha e sheh si pasardhës. Mund të futen në lojë traditat e familjeve politike. Nuk e di nëse ky është rasti i Berishës, por mendoj se nuk ka një pasardhës në kokën e tij. 

 

Berisha i luan gjërat sipas interesit. Nesër mund të bëhet prapë hero Salianji. Kujtoni çfarë ka thënë Sali Berisha për Ilir Metën. Dhe Meta për Berishën. Tani janë në fazë dashurie politike. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy