Bashkimi Evropian ka dënuar njoftimin e Donald Trump për një ndalim të afërt të udhëtimit nga 26 vende të Shengenit për koronavirusin, duke thënë se ai ishte imponuar "në mënyrë të njëanshme dhe pa konsultime".
Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel, dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thanë se pandemia është "një krizë globale, nuk është e kufizuar në asnjë kontinent dhe kërkon bashkëpunim më shumë sesa veprim të njëanshëm".
BE "nuk e miraton" njoftimin e Trump, thanë ata, duke këmbëngulur që BE "po ndërmerr një veprim të fortë për të kufizuar përhapjen e virusit".
Trump tha se udhëtimi nga vendet e Shengenit drejt SHBA-ve do të ishte i pamundur për 30 ditë duke filluar në mesnatën e së premtes.
Ai fajësoi Evropën që nuk veproi shpejt për të adresuar "virusin e huaj" dhe pretendoi se udhëtarët europianë e çuan virusin në SHBA.
"Ne bëmë një veprim shpëtimtar me veprime të hershme ndaj Kinës", tha Trump. "Tani ne duhet të ndërmarrim të njëjtin veprim me Evropën."



