Kandidatja e primareve për Tiranën në PD, Adriana Kalaja deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se objekti i parë që do shembet nëse ajo votohet si kryebashkiake e Tiranës është shtëpia e kryeministrit Rama në Surrel.
Unë në një status të mëvonshëm thashë kush janë tre objektet e para. Kam thënë do të filloj më Sarajet e Kryeministri në Surrel. Kam provat që prona mbi të cilin është ndërtuar shtëpia e bashkëshortes është pronë e grabitur, janë falsifikuar dokumentet, është bërë një manovër. Edhe leja e ndërtimi për këtë pronë shpallet nul, në moment që leja shpallet e pavlefshme kjo ndërtesë quhet ndërtim pa leje dhe ligji parashikon shëmbjen.
Do Shefqet Kastratin, të gjitha kullat e bëra në zonën e gjelbër. Kastrati mund të ketë bërë 100 ndërtime, dhe do i shemben ato në kundërshtim me ligjin. Doni atë të ARLIS ndërtim. Nuk ka të djathtë dhe të majtë. Nuk kam asnjë lloj kompleksi për asnjë emër. Do fus ligjin për referendumit. Dëmet në ngarkim të njerëzve do të paguhen nga ndërtuesit. Nëse prish 3 kulla, dhe aty ka 100 familje që e kanë blerë pronën sipas ligjit do të strehohen.
Më tej, Kalaja tha se Yuri Kimë është antishqiptare që ka punuar kundër interesave të vendit tonë dhe është e financuar nga lobi serb.
Ai konteksti hajde të pushtojmë ambasadën amerikane, ishte një moment traume, na nxorën zvarrë na dhunuar. Teatri filloi të prishet, pasi edhe kur na nxorën nuk e besonin. Kur teatri filloi të shembej me njerëz brenda, është vepër penale. Unë e besoj, kishim informacione që ambasadorja Kim i kishte thënë Veliaj godite se unë nuk të dal kundër. Kim është një nga njerëzit që ka shkatërruar Shqipërinë që kur ka ardhur. Për deklaratën më hodhi në gjyq policia me urdhër të Yuri Kim. Kim është antishqiptare që ka punuar kundër interesave të Shqipërisë e financiar nga lobi serb.



