
Kryetari Basha ka qëndruar sot në Lezhë, ku pati takim me të rinjtë e këtij qyteti, të cilët i ftoi ti bashkohen për ndryshimet, që sipas tij, i duhen Shqipërisë. Edhe gjatë këtij takimi, ai u shpreh se PD në pushtet do të ndryshojë rrënjësisht realitetin në Shqipëri. Basha tha se PD do të bëjë që të gjithë shqiptarët të jenë të përfshirë në demokraci, të gjithë të gëzojnë respektin dhe dinjitetin që iu takon e jo të shtypen nga kriminelë e banditë të lidhur me Edi Ramën.
Duke folur me gjuhën e popullit, lideri demokrat tha se nga protestat e opozitës së bashkuar, Ramës “i ka ik truni komplet”.
“Rama nuk do Shqipërinë e zhvillimit, por të përjashtimit. Ai i do njerëzit të ikin jashtë vendit, jo të rrinë këtu. Rinia po e braktis vendin, ndërsa edhe forca punëtore e mbetur është më pak e kualifikuar. Shqipëria sot është në një realitet të tmerrshëm, ku Rama dhe banda e tij janë në pushtet e vjedhin paratë e shqiptarëve me koncesione, ndërsa njerëzit e ndershëm vuajnë. Një tjetër dëshmi e bashkimit të shqiptarëve me PD. Po rikthejmë shpresën te shqiptarët. Kapi parlamentin, zgjedhjet, shkatërroi gjykata e Kushtetueses. Me propagandë po u mbush mendjen shqiptarëve. I ka ikur truni, i shkëputur nga realiteti i mjerimit ku e ka çuar Shqipërinë. Ofron një spektakël bajat dhe më këtë thotë ta shtyjë sa ta shtyjë. Ka pasur qëllim të shkurajojë shqiptarët”, tha Basha.
Basha përshëndeti shtimin me 150 anëtarë të rinj në PD e Lezhës, dhe tha se ky është një tregues i qartë që shqiptarët po afrohen me demokratët pasi po shohin shpresën që Rama ua ka shuar.



