Norvegjia ka rivendosur ndalim hyrje për qytetarët e disa shteteve mes të cilëve është edhe Shqipëria.
Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Moldavia dhe Kanadaja janë hequr nga lista e Norvegjisë pasi autoritetet e kësaj të fundit kanë vlerësuar rritje të numrit të të infektuarve me Covid-19 bazuar në të dhënat e siguruara nga Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik (IKSHP).
Sipas vlerësimit javor të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë Norvegjeze të Shëndetësisë, vendet që mbeten në listën e purpurt janë Australia, Zelanda e Re, Arabia Saudite, Singapori dhe Tajvani.
Udhëtarët nga këto vende nuk lejohen të hyjnë në Norvegji pa iu nënshtruar karantinës dhe nëse nuk janë të afërm të qytetarëve norvegjezë.
Autoritetet në Norvegji theksojnë se udhëtarët e vaksinuar plotësisht dhe ata që janë shëruar nga Covid nuk u kërkohet të ndjekin kërkesat e karantinës ose masat e tjera parandaluese të vendosura për të ndaluar përhapjen e virusit.
Më parë, Norvegjia rivendosi ndalimin e hyrjes për kosovarët, ukrainasit dhe maqedonasit e veriut pasi vendet u hoqën nga lista për shkak të rritjes së shkallës së lartë të infektimeve me Covid.



