Nga rreth 3.2 milionë fëmijë në Ukrainë, gati gjysma mund të rrezikojnë të mos marrin ushqim të mjaftueshëm.
Sulmet në infrastrukturën e sistemit të ujit dhe mungesa e energjisë elektrike kanë lënë rreth 1.4 milionë njerëz pa akses uji në Ukrainë.
4.6 milionë njerëz të tjerë kanë vetëm akses të kufizuar, raporton UNICEF. OHCHR verifikoi se në total kanë qenë 142 fëmijë të vrarë dhe 229 të plagosur.
Drejtori i programit të UNICEF Manuel Fontaine bën me dije se: “Afro 4.8 milionë nga 7.5 milionë fëmijë ukrainas janë zhvendosur që nga fillimi i luftës”.



