Kane Tanaka ka zgjatur rekordin si personi më i vjetër në botë duke festuar 117-vjetorin e lindjes në një shtëpi pleqsh në Fukuoka në Japoninë e Jugut.
Tanaka shënoi ditëlindjen e saj me një festë të dielën së bashku me stafin dhe miqtë në shtëpinë e pleqve, siç treguan pamjet televizive nga transmetuesi vendor “TVQ Kyushu Broadcasting Co”.
Tanaka, ditëlindja e së cilës ishte më 2 janar u konfirmua vitin e kaluar si personi më i vjetër i gjallë, nw moshën 116 vjeç 66 ditë nga 9 marsi, sipas Guinness World Records.
Mosha rekord e Tanakas është simbolikë e plakjes së shpejtë të popullsisë së Japonisë, e cila shoqëruar me rënien e lindjeve të saj është duke ngritur shqetësime për mungesat e punës dhe perspektivat për rritjen e ardhshme ekonomike.
Numri i foshnjeve të lindura në Japoni ra rreth 5.9% vitin e kaluar në më pak se 900 000 për herë të parë që kur qeveria filloi përpilimin e të dhënave në vitin 1899, sipas Ministrisë së Mirëqenies së Japonisë.
Tanaka lindi para kohe në 1903 dhe u martua me Hideo Tanaka në vitin 1922, tha Guinness World Records. Çifti kishte katër fëmijë dhe birësoi një të pestë. /Reuters/



