Hoxha: Sulmi ndaj TCH një akt terrorist, nga ngjarjet më të rënda të tranzicionit. Alarmues, guximi i urdhëruesve! (VIDEO)

Hoxha: Sulmi ndaj TCH një akt terrorist, nga ngjarjet më të rënda të tranzicionit. Alarmues, guximi i urdhëruesve! (VIDEO)

Gazetari Poli Hoxha e konsideroi një akt terrorist dhe një prej ngjarjeve më të rënda të tranzicionit sulmin me armë zjarri ndaj Top Channel-it, ku mbeti viktimë roja i sigurisë së televizionit. Sipas Hoxhës është alarmues guximi që kanë pasur urdhëruesit e ngjarjes, të cilët sipas tij kanë dashur të japin një mesazh, se e kanë me gjithë televizionin.

Është akt terrorist, një nga ngjarjet më të rënda të tranzicionit. Është kulmi i kulmeve sepse dihet që mediat janë bastioni i fundit i kësaj që ka ndodhur në 32 vite në Shqipëri. Solidarizohem me Top-in, dhe të gjithë duhet të solidarizohemi. Ngushëllime familjarëve të viktimës! Pavarësisht se po shoh zëra për ta relativizuar, është mesazh kundër medias, mesazhi është i qartë ndaj një mediave kombëtare dhe duhet organet ligjzbatuese t’i japin përgjigje këtij akti dhe një ndëshkim shembullor. Sidomos duhen gjetur urdhëruesit dhe arsyet pse është bërë kjo, sepse është një mesazh ogurzi.

Është mafioz. Nuk është se kaluan të rruga disa tipa që nën efektin e alkoolit dhe drogës, thanë hajde t’ju hedhim një breshëri. Dinamika e ngjarjes fillon me vjedhjen e makinës, ‘Range Rover’, në Shkodër. Mënyra si është qëlluar është qëlluar për të treguar që ne e kemi me gjithë televizionit. Sepse nëse do ishte pista për vrasjen e viktimës do ishte zgjedhur një mënyrë tjetër. Është qëlluar gjithë fasada, institucioni. Është një mesazh paraprak.

Arsyet nuk i dimë, mund të jenë të ndryshëm. Fakti është që është goditur një media, dhe për çfarëdolloj arsye të jetë, aq më keq po të jetë për shkak të vijës editoriale, apo investigimeve, kjo do jetë akoma më keq. Por edhe nëse është për çështje pronësie, prapë përtej marrëdhënieve të grupeve të interesit të shitje-blerjes, kjo është TV kombëtar, pasuri kombëtare. Çdolloj media prevalon nga një biznes i rëndomtë. Aty punojnë gazetarë, kanë punuar breza të gjithë gazetarësh. Pavarësisht nga oshilacionet ka mbetur një zë kryesor. Kushdo që e ka organizuar nuk besoj se ka menduar vetëm për një mesazh biznesi, por e ka bërë llogarinë e impaktit apo jehonës që do ketë. Koeçidon me zhvillimet që kanë të bëjnë me interesa ekonomike, në një kompani kaq të madhe, por mënyra si është bërë...

Edhe në këtë rastësisht, pavarësisht motivit, ata që e kanë urdhëruar këtë kanë goditur edhe median, jo vetëm pronarët e Top-it. Kur goditet institucioni në atë mënyrë! Mund të ishte shmangur dhe hesapet mund të bëheshin me pronarët, me ata që kanë firmosur shitjen, nëse ishin kundër shitjes. Për mua është alarmues guximi i urdhëruesve. Sepse patjetër kanë vepruar njerëz me pagesë”.

Hoxha tha se këtë ngjarje duhet të hetojë SPAK, duke shtuar se nuk është përgjakur vetëm roja i sigurisë, por është përgjakur media. 

Media që u godit përgjithësisht ka qenë media simbol për fuqinë dhe ndikimin e saj. Këtu nuk dua të anashkaloj mediat e tjera, sepse të gjitha bashkë bëjnë pushtetin e katërt. Kjo është një ngjarje që tejkalon të gjithë rutinën e një ngjarje kriminale. Nuk është përgjakur vetëm një punonjës sigurie, por është përgjakur media. Duhen patjetër të gjenden urdhëruesit. Jam dakord që kjo është ngjarje për SPAK-un. Duhet të bëjmë presionin tonë pozitiv që duhet vajtur te urdhëruesi. Në qoftë se do isha unë mafiozi, apo njeriu, që ka interesa të caktuara. Po marr interesat e pronësisë, po të kisha interesa te pronësia, pronarët s’janë media, media jemi ne, gazetarët. Pronarët kanë shtëpinë e tyre, kanë aktivitetin e tyre. Media është e gazetarëve, dhe unë si porositës kaq gjë do ta dija. Vetëm një plumb ka vajtur në gabinën, s’ka qenë objektiv gabina, por godina. Edhe në këtë rast, i shënjestruari për hakmarrje apo larje hesapesh, prapë ka një jetë të vetën dhe mund të ishte i shkëputur nga media. Prandaj insistoj te një hetim i specializuar. Urdhëruesi ka dashur të japë një mesazh, që ne kur guxojmë dhe godasim një media me reputacion, një media kombëtare, që ka ndikim të jashtëzakonshëm në politikë, te drejtësia, në opinionin publik, mesazhi është shumë i qartë. Elefanti është ky që po them unë. Nuk duhet t’i ndahemi presionit pozitiv ndaj institucioneve.

I pyetur nëse kjo ngjarje do t’i frikësojë gazetarët, Hoxha thotë:

Që do frikësohen, do frikësohen. Gjithë të tjerët, patjetër edhe ata që punojnë atje, janë në mos të frikësuar....Po s’u zbardh është gjithmonë një hije, edhe frikë”.

Hoxha tha se sot reputacioni i gazetarëve ka rënë, për shkak të gjobvënieve që ndodhin në media. 

Jemi në një situatë të tmerrshme. Do fillojë vetëgjyqësia, do fillojnë probleme shumë të mëdha. Ka dalë situata jashtë kontrollit, jo vetëm nga pikëpamja profesionale, por nga çdo pikëpamje. Nga pikëpamja e një kaçakllëku. Është kthyer në krim të organizuar, në gjobvënie. Kur kam qenë gazetar në terren, neve na thoshin edhe ministrat, prokurorët, ‘o shef Poli si je sot?’. Tani ne u themi policëve të qarkullimit ‘o shef’! Na ka rënë reputacioni në fund. Ne sot kemi turp të themi jemi gazetarë. Sepse ai kazani që thotë kryeministri Rama është bërë aq i madh, dhe na ka futur të gjithëve brenda. Nuk shkruan dot një investigim, sepse direkt tjetri mendon e ka për gjobë ky.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy