Një javë pas ndarjes nga jeta si pasojë e një ataku kardiak të kapitenit të fiorentinës, Davide Astori, në firence është duartrokitur për herë të fundit në nder të tij.
Në sfidën mes Fiorentinës dhe Beneventos, takimi u ndërpre në mitën e 13 që përkon edhe me numrin e fanellës që Astori ka mbajtur tek Fiorentina, ku rreth 35 mijë tifozë me një koreografi të veçantë duartrokitën për rreth 1 minutë e gjysmë.
Në minutën e 25 të takimit, Fiorentina ka gjetur edhe golin e avantazhit të shënuar nga mbrojtësi brazilian Viktor Hugo, i cili luante sot në vendin e Astorit.



