Shqiptarët populli më kursimtar në rajon

Shqiptarët populli më kursimtar në rajon

 Shqiptarët rezultojnë të jenë populli më kursimtar në Ballkanin Perëndimor.

Ky është konkluzioni  i nxjerrë nga të dhënat e  Fondit Monetar Ndërkombëtar , ku tregohet se fundi i vitit të kaluar i ka gjetur llogaritë e shqipëtarëve me 68.8% kursime, shifer kjo e barabartë me prodhimin e brendshëm bruto.

Sipas Monitor, Shqipëria kryeson vendet e rajonit përsa i përket kursimeve, ndjekur nga Maqedonia e Veriut, ku depozitat kanë një vlerë sa 58.1% e PBB-së, e ndjekur nga Bosnja me 53.7%, Kosova me 50%, Mali i Zi me 42.8% dhe Serbia me 46.8%.

Kjo % e lartë e kursimeve ka rritur ndjeshëm një qëndrueshmëri të sistemit financiar bankar dhe pavarësi të këtyre strukturave nga investimet e huaja. 

Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit shtator totali i depozitave në banka arriti në 1.294 trilionë lekë ose 10.4 miliardë euro. Krahasuar me një vit më parë, depozitat u rritën me 79 miliardë lekë ose rreth 6.5%. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy