Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, por fatmirësisht pa viktima.
Një shtetas serb, i cili kishte ardhur nga Saranda për në Durrës ka aksidentuar një nënë, së bashku me foshnjën e saj.
Nëna shqiptare ishte duke lëvizur në këmbë dhe foshnja ishte në karrocë.
Fatmirësisht ato janë jashtë rrezikut për jetën.



