LSI pranon humbjen: Tani vendi ka një opozitë të vërtetë

LSI pranon humbjen: Tani vendi ka një opozitë të vërtetë

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, doli para mediave për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Vasili pranoi humbjen dhe shtoi se vendi ka tashmë një opozitë të vërtetë.

“Pas 4 vitesh, mijëra shqiptarë do të ketë më së fundi zërin e tyre në Parlamentin e Shqipërisë, që do të denoncojë qartë dhe në mënyrë të hekurt strategjinë e terrorit të zgjedhjeve, që e kemi të dokumentar me fakte, fotografi etj, që do të bëhen të ditura brenda e jashtë vendit”.

Sipas Vasilit, standardet e zgjedhjeve u cenuan në shumë raste, por pavarësisht kësaj, partia që ai përfaqëson arriti të rritet në krahasim me vitin 2013.  

“Zgjedhjet e 25 qershorit për shkak të strategjisë së terrorit, të vërshimit të parave të pista të bërjes njësh të policisë së shtetit dhe bashkëvepruese në këtë terror, pra e një klime e tillë, 230 mijë vota ishin goditja më e rëndë që i jepnin kësaj strategjie dhe krijimit të rrugës së gjerë ku do të ecë Shqipëria”, tha Vasili.

 “Rruga e rritjes së LSI është një rrugë pa kthim. Ky është rezultati më i mirë i LSI-së deri tani”, tha ai.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy