Dy moderatoret e ekranit të Top Channel, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu përveçse kolege, ata gëzojnë një miqësi disa vjeçare, që nga koha kur ata janë bërë pjesë e të njëjtit kanal televiziv.
Shpesh herë dy mikeshat, krahas punës gjejnë kohën për të ndarë edhe momente së bashku me fëmijët e tyre, ndërsa momentet së bashku ato i ndajnë edhe me miqtë dhe fansat e tyre në rrjetet sociale.
Mbrëmjen e djeshme moderatorja simpatike e spektaklit të humorit ‘Portokalli’ ka ndarë disa foto në profilin e saj në Instgram, ku shfaqet poshtë shtëpisë së Arbanës duke e pritur këtë të fundit të dalë.
Si duket Arbana bën pjesë tek ata persona të cilët e kanë të pamundur të mos vonohen në një takim.
“Duke pritur një që s’po vjen kuuuurrë @arbanao”, ka shkruar Xhemi në një foto në isntastory



