Jona Vrioni: U ktheva në Itali për arsye personale, dua të vazhdoj në televizion

Jona Vrioni: U ktheva në Itali për arsye personale, dua të vazhdoj në televizion

Jona Vrioni, vajza që spikat me humorin e saj në rrjetet sociale dhe kryesisht Tik Tok, thotë se mundohet që të merret me situatat reale në rolet e saj.

Vdes të merrem çik me llafe, më japin shkak vetë. Mundohem të kap pak ato fenomenet që bëjnë bujë të madhe, si për mirë dhe për keq.

Për rastin e “Sarile”, mendoj se edhe njerëzit vetë janë bezdisur, se na ka hyrë “Sarile”, poshtë krevatit, në dollap dhe kudo.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo flet për jetën personale dhe thotë se nuk ka dikë në krah, edhe pse e ëma e pyet vazhdimisht.

Mami më thotë, do ikësh do këpusësh qafën, apo do rrish këtu me mua. Në momentin që i them do iki. Më thotë do ikësh, do ikësh, por prapë tek unë do vish.

Jetesa me mamin ka raste që më mungon, ka raste që s’më mungon. Mendoj se kur vjen një moshë, çdo njeri, qoftë dhe për prindërit, kanë nevojë për hapësirat e veta.

Mami im është një njeri autonom dhe e do çdo gjë nën kontroll. Është tip që është mësuar me hapësirat e veta, me rutinën e vetë.

Mami im e ka qejf kur bëj ato gjërat e saj, por ka momente që më thotë e ke tepruar çik. Pse moj të gjitha këto situata në familjen tonë kanë ndodhur, thotë ajo.

E pyetur se pse është në Itali dhe jo në Shqipëri në spektakle humori, tha se rikthimi në shtetin fqinj u bë për arsye personale, pasi në Itali kishte nisur të blinte një shtëpi në ankand dhe për shkak të procedurave iu desh të rikthehej dhe se tashmë ka hyrë në shtëpinë e re.

Isha pjesë e “Portokalli” dhe pas mbylljes së sezonit mu desh t’u kthehesha, se bëra dhe operimin tek krahët. Disa procedura nuk shkuan siç mendova. Kam bërë disa regjistrime para “Portokallisë”.

Jam ndarë në mënyrë shumë paqësore me regjisorin e “Portokallisë” dhe në momentin që do mbyll gjërat e mia, mund të rikthehem.

Një herë të tërë dola te “Klanifornia”, e kisha përgatitur materialin vetë dhe kam dalë në skenë. Te “Portokallia” e gjeta veten më mirë te “Klanifornia”.

Ishte goxha më ndryshe dhe ndenja më shumë kohë. Është dëshira për t’u rikthyer, nuk mendoj se monologu është tipi im.

E bëj me shumë qejf, por do të doja shumë kur t’i rikthehem televizionit. Do doja diçka ta vazhdoja në televizion. Aktorët më kanë mirëpritur, thjesht ata kanë shumë vite që njihen.

Unë kam shumë vite këtej dhe kam një koncept shumë ndryshe dhe po s’më fole nuk të flas. Në fund të ditës, unë jam unë, ti je ti.

Tek të dyja spektaklet e humorit e kam ndjerë. Më kanë përshëndetur të gjithë, por... Fillimisht kur ti shkon, mendoj se unë erdha e fundit dhe mund të prisnin që t’u shkoja.

Janë ndryshe gjërat në Tik Tok, ndryshe në skenë. Kam shumë vite në Itali dhe kur u ktheva në Shqipëri, u turullosa.

Aktualisht ajo tregoi se i është rikthyer edhe kuzhinës për një kohë të shkurtër, në mënyrë që mos të rrijë kot.

Jona tha se ka si specialitet të saj peshkun, edhe pse i gatuan të gjitha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy