Atentati në Rinas/ Korreshi: Në aeroport është ulur vigjilenca, duhet të kishte plan masash. Një pjesë e mirë e policisë, e lidhur me krimin (VIDEO)

Atentati në Rinas/ Korreshi: Në aeroport është ulur vigjilenca, duhet të kishte plan masash. Një pjesë e mirë e policisë, e lidhur me krimin (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike Sajmir Korreshi tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se aeroporti i Rinasit e ka ulur fare vigjilencën dhe do duhet të kishte një plan masash dhe për atentatin ndaj Gilmando Danit. 

 

Më tej, Korreshi tha se një pjesë e mirë e strukturave të Policisë së Shtetit është e lidhur me krimin.

 

Sipas Korreshit, siguria në vendin tonë është zero.

 

Në një vend strategjik siç është aeroporti duhet të ketë plan masash dhe për të tilla raste. Aeroporti ka ul vigjilencën. Është vjedhur disa herë, duhet të ishte në alarm gjithë kohës. 30 minuta më pas ka kaluar një delegacion. Mund të ishte pre e plumbave që ishte nisur për tjetër kënd. 

 

Si mund të hysh kollaj në pjesën e Policisë së Shtetit. Grupet kriminale mbajnë policë që të kenë dhe armën me vete, apo municioni që mund të kenë në makinë, të kalojë pa verifikuar me kartëvizitën e policëve. Prandaj personazhet e botës së krimit shoqërohen nga policët.

 

Shumë policë punojnë me telefona pa karta, me numra belgë. 

 

Para se të niset fushata takohen grupet kriminale. Po të pyesësh ku janë përfshirë personat me precedentë janë përfshirë të gjithë në PS. Grupet kriminale janë nuhatësit më të mirë si do shkojë bilanci i pushteti. Nuk bëjnë kurrë aleancë me humbësit. 

 

Kam më tepër bindje të besoj atë që thotë Berisha sesa atë që thotë Gonxhja. Berisha i ka qëlluar më vonë. 

 

Në kanalet tona dëgjojmë që grupet kriminale i imponohen ministrave të Brendshëm për të vendosur drejtorë të policisë dhe shefa komisariatesh. Investohen për të pasur drejtorë dhe inspektorë të krimeve që të informohen dhe të mos i godasin. Kostoja më e lirë i shkon të fshihen këtu. 

 

Siguria është zero për gjyqtarët prokurorët, deputetët. Kriminelet për të goditur një gjyqtar kërkojnë 5 fishin sa kërkojnë për të goditur një tjetër. Siguria është zero. Shumica e strukturave të policisë së shtetit janë të lidhur me krimin, i shërbejnë atyre. Paguhen pak. Një pjesë e madhe e tyre janë dhe frikacakë. Grupet kriminale janë kaq të fuqishme, sa policët nuk nisin dot një hetim.

 

Shumë grupe kriminale qarkullojnë në mes të ditës në Lushnje, janë në kërkim, por s’ka shans që t’i ndalojnë makinat. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy